Juventus dhe Monaco janë afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e portierit, Mattia Perin te skuadra e Ligue 1.

Negociatat bazohen në një huazim me një detyrim për ta blerë, por kostoja është ende burim diskutimi. Besohet se hendeku mes ofertës së Monacos dhe kërkesës së Juventusit është 3 milionë euro, me francezët që ofrojnë vetëm 12 milionë euro.

Perin më parë ishte afër skuadrës portugeze, Benfica disa ditë më parë, por italiani dështoi në vizitat mjekësore, duke u rikthyer në Torino.

/Ora News.tv/