Dëshmitarët e Jehovait janë njerëz të mirë!

Dëshmitarët e Jehovait janë njerëz të mirë!

Marr shkas nga tragjedia e fundit e ndodhur, si dhe per borxh moral ndaj  disa personave me vlere, qe une kam njohur ne jeten time, te cilet kane  zgjedhur ta shohin Zotin permes besimit Jehova. Zgjodha posacerisht ta  pergjithesoj titullin, si kundepergjigje ndaj atyre qe zgjedhin te  asociojne nje besim te tere me nje rast tragjik te ndodhur.  Tradicionalisht edhe une i perkas nje besimi fetar, por personalisht kam  zgjedhur ta besoj dhe njoh Zotin ne formen time. Me kete dua te them qe  jam besimtare, por jo praktikante e rregullt e ndonje feje dhe s’kam  asgje ne kundershtim me praktikat fetare, perkundrazi mendoj sa me shume  te tilla te jene, aq me shume do te predikojne dhe shtyjne njerezimin  drejt prosperitetit shoqeror. As nuk diskutohet qe ne permbajtjen e  paster te seciles doktrine fetare qendron toleranca dhe respekti, keshtu  qe cdo lloj ekstremizmi eshte puro egoist dhe i lidhur me interesa e  shtysa, te cilat s’kane ne qender Zotin as dashurine. Ne keto raste,  pervec distancimit , jam per nderhyrje te forte te ligjit.  

 Gjithsesi pa dashur te analizoj fatkeqesite e njepasnjeshme te familjes  Josifi si dhe shkaqet, qe mund t’i kene shtyre ato zonja te shkreta te  ndermarrin nje sere veprimesh radikale me jeten e tyre, dua te ndaj me  ju refuzimin tim per te pranuar se promotor i ketyre akteve te dhimbshme  mund te jete besimi Jehova. Disasocimi konitiv (depersonalizimi dhe  derealizmi) njihen ne psikologji dhe jane probleme qe lidhen kryesisht  me periudha  katastrofash apo traumash te renda individuale, ku njeriu  humbet kontaktin me realitetin, prandaj nuk eshte e drejte t’i  atribuohen nje besimi fetar, pa prova e fakte, vetem e vetem se zonjat  ne fjale kane qene praktikante. Sa katolik, musliman e ortodoks vrasin  veten ne vit ne Shqiperi?! Po ne bote?! Pandemia eshte nje prej  motivuesve kryesor te vetvrasjeve ne bote, kohet e fundit, dhe kjo  pikerisht per disasocimin konjitiv dhe demet qe shkakton ne psiken e  disa njerezve me te ndjeshem. Sa i perket sfondit fetar, nuk ka vdekje  aq tragjike sa vetvrasja, qe nuk e permban ne nje forme apo tjeter, por  kjo nuk permbush dot nje prove per te akuzuar nje doktrine fetare apo  komunitet te tere si bashkepuntore. Kush merr persiper te kryeje nje akt  kaq te rende  ka gjithmone nevoje per nje motivim madhor, i cili nuk  lidhet me Token, sepse perndryshe nuk do te ishte nevoja te arrinte deri  aty. Gjithmone ne fakt mundohem te analizoj fenomenet dhe te mos  nepergoj personat, aq me teper te gjykoj dike qe zgjedh t’i jape fund  jetes se vet dhe te jem une ne pozitat te them se si e pse e beri, por  rasti i fundit eshte paksa delikat, pasi pervec drames se kesaj familje,  disa po mundohen ta perdorin per te inkriminuar nje forme besimi, kur  zgjedhja dhe praktimi i tij ne Shqiperi eshte i lire. Kjo familje eshte  perballur me fate vertete tragjike, vdekja e burrit, vdekja e dhendrrit,  vdekja e vajzes,e ku rradha e fatkeqesive zgjatet aq shume, sa nis e  behet paperballueshme nga anetaret e tjere edhe sikur te ishin nga  mendjet me te kthjellta. Edhe njerezit me normal te mundshem, vjen nje  pike e dorezohen duke terhequr njeri tjetrin brenda ne drame.  Situata  arrin deri aty, sa nuk kuptohet me ku mbaron tmerri e ku nis jeta. Dhe  kjo nuk ka lidhje me fantazite e shumta qe kam lexuar keto dite ne  media, qe jo deshmitaret e Jehovait thone se 144 mije vete do te  shpetojne, jo sillen gjithe diten rrugeve pa pune, etj. Keto muhabete  jane per kur nuk ke me cfare merresh . Deshmitaret e Jehovait besojne  dhe predikojne Biblen, identike me ate te feve te tjera te krishtera, e  cila s’permban  definime te tilla. Besimi Jehova ndryshon nga besimet e  tjera vetem ne rang procedure. Nuk kane piktura si te katolikeve,  priftat martohen si ortodokset, nuk festojne ditlindje, qe me duket e  cuditshme, nuk marrin pjese ne cerimoni dasmash pa celebrim ligjor, qe  edhe kjo me duket e cuditshme, nuk pranojne gjak, pervec nje versioni  fiziologjik, ka nje shpjegim shkencor ky, por qe s’e njoh mire si  argument dhe tentojne te martohen mes tyre, qe edhe pse nuk e ndaj, nje  gje te tille tentojne ta propagandojne te gjitha fete. Pra keto jane  gjerat me te “tmerrshme” te deshmitareve te Jehovait. Asgje me shume. Sa  i perket punes, une njoh shume praktikante te besimit Jehova, te  ndershem dhe teper te dedikuar.  Vete forma se si funksionon bashkesia e  tyre, sepse e kemi diskutuar shpeshhere, ka nje model, qe jo cdokush  mund ta perballoje. Qe do te thote se nje deshmitar jo vetem nuk paguhet  nga bashkesia, por ai paguan nje perqindje mujore nga paga e tij per te  mbajtur kishen me gjithe infrastrukturen e saj. Plus duhet te dali ne  sherbim(predikim dere me dere i Bibles) cdo dite, dy ore dhe kete duhet  ta beje te gjithe jeten vullnetarisht. E pikerisht ky vullnetarizem  aspak tipik per boten e sotme, i sit njerezit qe ne filllim dhe lejon te  afrohen vetem ato me te devotshmit ndaj Zotit e besimit. Une  personalisht u kam rekomanduar shume shpesh miqve te mi, sidomos kur  kishin pune ekonomike me ceshtje besimi te larte, qe t’i perfshinin edhe  deshmitaret e Jehovait, kjo jo per te gjykuar e paragjykuar ne baze te  besimit, por sepse personalisht kam patur eksperience shume te mire  bashkepunimi dhe gezoj teper respekt per ndershmerine e tyre. Them kur  keta individe i perkushtohen Zotit pa asnje interes dhe vetem japin nga  vetja e vet, pse do t’i bekan njeriut keq?! E di, ju dukem naive, por  jam totalisht kunder ketij  lloj lincimi ne media, aspak te drejte, qe  behet kryesisht per klikime vetem sepse emertesa deshmitar i Jehovait,  zgjon kuriozitet. Forma te tilla, te rrembyeshme, pa argumenta e  prova  reale dhe ku te gjithe vrapojme ta drejtojme gishtin si majmune,  nxjerrin ne pah karakteristikat tona primitive dhe paragjykuese, te  cilat i kemi sot e gjithe diten, por te pakten per fasade te mundohemi  t’i fshehim!

EMISIONET