Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar dërgimin e 30 mjekëve shqiptarë në Itali.

Në një lidhje direkte më emisionin “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, ai tha se ky është një ndër veprimet më pozitive të solidaritetit në këto momente.

Ilir Meta: Kemi rreth 600 mijë shqiptarë që janë nënshtetas italianë. Absolutisht që ne e përjetojmë si rrallë ndodh vend tjetër dramën e Italisë, si nga një pikëpamje njerëzore ashtu edhe pragmatiste.

Është një nga veprimet më pozitive të solidaritetit në këto momente dhe përjetimit që populli ynë ka për Italinë. Si në aspektin njerëzor, por interesi ynë është një Italia ta vendosë situatën në një gjendje pozitive. Kjo është diçka e mirë edhe për Shqipërinë pasi ekonomia jonë është e varur nga ekonomia italiane.


/Ora News.tv/