Derbi me Partizanin, Tirana nxjerr në shitje biletat vetëm për sektorin e tyre?

Tashmë jemi zyrtarisht në javën e derbit. Të premten e kësaj jave do të zbresin në fushë dy skuadrat me rivalitetin më të madh në vend, dy skuadrat e një qyteti, ku për 90 minuta nuk njeh asnjë, madje as vëllain.

Tirana pret Partizanin në "Selman Stërmasi" duke nisur nga ora 18:00. Në prag të këtij dueli, klubi i Tiranës ka njoftuar tifozët e saj se biletat për këtë ndeshje do të dalin ditën e nesërme në shitje, ndërkohë që nuk ka harruar pa thumbuar tifozët kundërshtarë. Në njoftimin e publikuar në rrjetin social "Facebook" klubi bardheblu thotë se biletat për tifozët kundërshtarë do të dalin në shitje vetëm të mërkurën.

Njoftimi i plotë:

Biletat e ndeshjes Tirana - Partizani

Ditën e Martë, pranë biletarisë stadiumit “Selman Stërmasi”, dalin në shitje nga ora 10:00-18:00 biletat për ndeshjen e rradhës KF Tirana - KF Partizani, takim që do të luhet ditën e premte, në orën 18:00.

Fillimisht do të shiten vetëm biletat për tribunat D, E, F dhe G. Tribunat A, B, C, H do të dalin në shitje ditën e mërkurë me një njoftim të dytë dhe për tifozërinë e Partizanit.

Çmimet:

Tribuna A, B - 2000 Lekë (Te reja)

Tribunat C, H, D, E, F, G - 400 Lekë (Te reja)


EMISIONET