Derbi italo-spanjoll për Arturo Vidal

Derbi italo-spanjoll për Arturo Vidal

Dalja në dritë e pistës që dërgon tek Barcelona Arturo Vidal duket se ka ngjallur reagimin e skuadrës italiane të Interit, që sipas "Sport Mediaset" kanë nisur ofensivën finale për mesfushorin kilian.  

Sipas kësaj të përditshme italiane, Inter i kishte ngadalësuar negociatat me Vidal, pasi studiuan një marrëveshje të mundshme me Luka Modriç, por beson se mesfushori është "gjithnjë e më afër" me zikaltërit edhe një herë.

Kjo do të rrjedh nga një dëshirë për të 'shmangur surpriza të pakëndshme', me burimet pranë "Mediaset" që pretendojnë se katalanasit po "monitorojnë nga afër situatën" duke parë nevojën për të transferuar një tjetër mesfushor në "Camp Nou".

Agjenti i Vidal, Fernando Felicevich mesohet se është në Milano, ku do të mbajë një takim të shkurtë' me drejtorin sportiv të zikaltërve, Piero Ausilio.

Për më tepër, "FCInterNeës" raporton ndërmjetësuesi mes dy palëve, Giovanni Branchini ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të përfunduar transferimin e 30-vjeçarit në "San Siro", i cili do ta sillte në formulën e huazimit me opsion blerjen përfundimtare për 22 milion euro verën e ardhshme.

Interi thuhet se i ka ofruar ish- yllit të Juventusit një kontratë trevjeçare me vlerë 4.5 milionë euro në sezon, 2.5 milionë euro më pak nga ajo që fiton tek Bayern.

Klubi gjerman gjithashtu ka gjasa t'i ofrojë zgjatjen e  kontratës së tij deri në vitin 2020, megjithëse kjo do t'i shërbejë shumë pak, në rast se Inter vendos ta blejë përfundimisht Vidalin.

EMISIONET