Derbi Atletiko-Real, ka "derbi" dhe në sulm

Derbi Atletiko-Real, ka "derbi" dhe në sulm

Altetiko e Madridit dhe Real Madrid luajnë në 20 e 45 derbin e parë në stadiumin e ri të “Los Colchoneros” në “Metropolitan Wanda”.

Atletiko e Madridit dhe Reali i  Madridit e njohin mjaft mirë njëra-tjetrën.

Dy ekipet e Madridit janë përballur shpesh kohët e fundit, ku në katër vite e fundit mes LaLiga, Champions, Superkupës dhe Kupës së Mbretit nuk ka vend për surpriza.

Diego Simeone e di se ku janë rreziqet që i vijnë nga Reali i Madrit dhe në të njëjtën kohë edhe Zinedine Zidane i di ato të Atletikos.

Griezmann dhe Cristiano janë  lojtarët që pritet më shumë në këtë ndeshje

Megjithatë, sezoni nuk ka filluar mirë për francezin që ka shënuar vetëm tre gola këtë sezon. Ai ka marrë pjesë në 15 gola të Atletikos dhe me Griezmann që ka një efektiviteti prej 20% për ndeshje.

Nga ana tjetër numrat e Cristiano-s janë disi më të mira se francezi. Megjithatë, portugezi e ka Atletikon “prenë” e tij të preferuar. Ai ka shënuar plot 21 në portën e madrilenëve të vegjël.

Në 20 e 45 do jenë përballë dy filozofi krejtësisht të ndryshme të lojës.

Atletiko e Madridit ka pësuar 10 gola në 16 ndeshjet e luajtura. “Mbretërorët” do ta vendosin  këtë sistem të hekurt në provë. Ekipi i Zidan ka luajtur 19 ndeshje dhe nuk ka arritur të shënojë vetëm në një ndeshje këtë sezon, atë kundër Betisit.

Deri më tani, Reali ka shënuar 39 gola, 34 prej tyre nga brenda zonës dhe pesë nga jashtë zonës, kundrejt 19 golave të “Los Colchoneros”

EMISIONET