Deputetja, me maskë në Parlament

Deputetja, me maskë në Parlament

Deputetja italiane e Fratelli d'Italia, Maria Teresa Baldini, është paraqitur sot në Parlament me maskë.  Ajo është mjeke kirurge me profesion.

Në Itali situata vijon të jetë e rënduar për shkak të koronavirusit. E hëna regjistroi viktimën e katërt, ndërsa numri i të infektuarve sa vjen e rritet.

Të dhënat e fundit flasin për 214 raste. 11 komuna në Lombardi dhe Veneto janë në karantinë.

Ndërkohë mediat lokale informojnë se një pacient i ri pozitiv me koronavirus i identifikuar në komunë Vo Euganeo mund të jetë "pacienti 0" nga i cili është shpërndarë virusi. Ai është një 60 vjeçar që merret me bujqëi e jeton në komunën ngjitur me Vo Eugaeo.

Ai është frekuestues i rregullt i barit ku u infektua viktima e parë në Nemeto.

Ndërkohë një avion i Air Italia ka mbetur i bllokuar në Mauritius ndërsa udhëtarëe u është kërkuar ti nënshtrohen karantinës 14 ditore ose të rikthehen në Itali.

EMISIONET