Deputetja e PD: PPP-të rrezikojnë ta çojnë borxhin publik në 82%

Deputetja e PD: PPP-të rrezikojnë ta çojnë borxhin publik

Deputetja e PD Fatbardha Kadiu tha në studion e "Ekopolitik" më gazetaren Aurora Sulçe se PPP është në vetëvetë një borxh që nuk përfshihet në nivelin aktual 72%. Sipas saj me kontabilizimin e projekteve PPP borxhi publik parashikohet të shkojë në 82%.

Fatbardha Kadiu: Një ndër elementët më të rëndësishëm është borxhi publik. Ne e kemi borxhin publik 72% sot që flasim. Me kontabilizimin e këtyre projekteve PPP kjo mund të rrezikojë në 82%. Kur themi mund të rrezikojë në 82 % do të thotë që mund të kthehet nësër në një shkak për krizë financiare. Në momentet kur shteti do të jetë e detyruar të materializojë detyrimet e kushtëzuara të borxhit publik ne do të kemi me të vërtetë krizë ekonomike dhe do të jemit të detyruar të marrim disa masa fiskale.



EMISIONET