Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ambientet e spitalit San Matteo të qytetit të Pavias në Itali.Eurodeputeti italian Angelo Ciocca i Partisë së djathtë Lidhja ka vizituar në këtë spital shqiptarin 26 vjeçar Stef Tuci, i cili pak ditë më parë u plagos në gjoks ndërsa po grabiste në një vilë në komunën Casteggio në provincën e Pavias.

Ka qenë pronari i vilës, një kamionist italian 56 vjeçar i cili pasi ka dëgjuar zhurmë në banesën e tij, ka qëlluar me armë zjarri duke e plagosur shqiptarin.

Aktualisht 56 vjeçari italian, me armëmbajtje të rregullt, është nën hetim nga autoritetet italiane për plagosje me armë me qëllim vetëmbrojtje.

Eurodeputeti italian, Angleo Ciocca, me një pllakattë të madhe ku shkruhej "Krimi yt na ka kushtuar 6500 euro. Kërko falje e kthehu në vendin tonë" ka vizituar në dhomën e spitalit shqiptarin Stef Toci.

"Ky shqiptar , komenton eurodeputeti , është pa leje të rregult qëndrimi në Itali, është një kriminel që ka ardhur vetëm për të grabitur. Ne, qytetarët e shteti italian pas gjestit të tij kriminal prej 10 ditësh po e kurojmë në një nga spitalet më të mira të territorit të Lombardisë, me një shpenzim prej 6500 euro. Ky zotëri, tha eurodeputeti, duhet të na kërkojë falje e të kthehet në vendin e tij".

Përballë shqiptarit, eudodeputeti Coccia shprehet se "italianët të shpëtuan jetën e po të kurojnë. Çdo ditë, shumë familje italiane bëjnë sakrifica të mëdha për të plotësuar nevojat e fëmijëve të tyre. Ti duhet t'i kërkosh falje, thotë ai, t'i kërkosh falje të gjithë italianëve, t'i kërkosh falje Antonios të cilit i hyre në banesë e nuk duhet të kthehesh më në vendin tonë për të grabitur. Italia është një vend i bukur e ka nevojë për njerëz të ndershëm që punojnë."

Asnjë ndjesë nga ana e shqiptarit i cili i është përrgjigjur vetëm pyetjes se pret të dalë shpejt nga spitali.

"Do të gjykohesh nga drejtësia italiane, komenton eurodeputeti, por të lutem mos u kthe më në vendin tonë për të grabitur."

"Uroj, thotë eurodeputeit i Lidhjes, që ky shqiptar ta vuaj dënimin në vendin e tij të origjinës e jo me shpenzimet e shtetit italian. Uroj që të ndryshohet ligji mbi vetëmbrojtjen e ligjshme e që drejtësia italiane të vihet në shërbim të sigurisë së qytetarëve tanë."

/Ora News.tv/