"Ju duhet të kërkoni falje për italianët të cilët duhet të paguajnë mbi 6,500 euro që ju të trajtoheni. Ju erdhët në Itali për të na vjedhur, tani duhet të ktheheni në vendin tuaj ".

Me këto fjalë iu drejtua deputeti italian në Pavia Angelo Ciocca një 26 vjeçari shqiptar, i cili ndodhet në spitalin "San Matteo" në Pavia.

I riu është përfshirë ditët e fundit në një vjedhje të një shtëpie në Casteggio (Pavia), duke mbetur i plagosur nga një 56 vjeçar italian, shofer kamioni, i cili tani është nën hetim për vetëmbrojtje të tepruar.

Deputeti italian i ka dorëzuar shqiptarit një çek që mbanin shifrat e shumës që shpenzohet për kurimin e tij.

"Ky zotëri, kriminel dhe i paligjshëm, që ka ardhur në vendin tonë për të na vjedhur", shtoi ai.

“Duhet të falënderojë të gjithë italianët për shumën që kanë dhuruar për të mbuluar shpenzimet financiare. Ne nuk duam kriminelë në territorin tonë. Ne kërkojmë që ligji për rastet e vetëmbrojtjes të ndryshojë”, ka thënë deputeti.

/Ora News.tv/