Deputeti i PS: Ne mendojmë se bizneset duhet të paguajnë më shumë taksa

Deputeti i PS: Ne mendojmë se bizneset duhet të paguajnë më

Tatimi progresiv, i aplikuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama rëndon mbi bizneset. Kjo është pranuar edhe nga deputeti socialist Ervin Bushati. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Bushati tha se qeveritë e majta mendojnë që bizneset duhet të paguajnë më shumë në shoqëri.

Ervin Bushati: Qeveritë e majta mendojnë që bizneset duhet të paguajnë pak më shumë në shoqëri, për të ndërtuar një shoqëri të përbashkët. Qeveritë e djathta mendojnë që biznesi duhet tatuar më pak dhe qytetarët nuk duhet të shijojnë të mirat e zhvillimit ekonomik. Ne mendojmë që biznesi duhet të paguajë pak më shumë, prandaj kemi pasur tatimin progresiv. Ata që përfitojnë më shumë nga ekonomia janë bizneset e  mëdhaja. Kur ndërtohet një rrugë nuk e përdorin këmbësorët si puna jonë, e përdorin kompanitë kryesore rrugën dhe në 80% të rasteve rruga është ndërtuar  për kompanitë. Ata do paguajnë më shumë taksa. Kjo është logjika jonë. 

Bushati u shpreh i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ndërsa theksoi se PD nuk del dot kurrë forcë e parë në Shqipëri.

Ervin Bushati: Nga 90 e këtej partia më e madhe  në vend është PS dhe në 2021 kur të kërkojmë mandatin e rinovuar një besëlidhje të re me qytetarët do jemi me të njëjtën qeverisje, me të njëjtin program. Me kryeministrin Rama do kërkojmë një besëlidhje të re me qytetarët. Jemi partia më e madhe dhe kemi për të qenë partia më e madhe. Partisë më të madhe i takon të bëjë edhe mazhorancën. Prandaj është pak i dëshpëruar zoti Basha sepse nuk i dalin llogaritë. PD nuk del dot kurrë forcë e parë në zgjedhjet në Shqipëri. Pikë! Kjo është matematikë.


EMISIONET