Deputeti Adriatik Alimadhi shërohet nga Covid-19, lë spitalin edhe mjeku Xhaxho

Deputeti Adriatik Alimadhi shërohet nga Covid-19, lë spitalin edhe

Deputeti Adriatik Alimadhi i shtohet listës së së të shëruarve nga Covid-19.

Ai ka rezultuar negativ në testin e kryer.

Alimadhi u shtrua te spitali infektiv më 27 mars pasi pati simptoma të koronavirusit dhe gjendja e tij u përkeqësua.

Sipas mjekëve ai kishte dhe sëmundje shoqëruese, pasi vuante nga hepatiti kronik.

Po sot ka lënë spitalin Infektiv edhe mjeku Roland Xhaxho, gjithashtu i shëruar nga Covid-19.

Në raportimin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë, u bë e ditur se u konfirmuan edhe 25 raste të reja duke e çuar në 602 numrin total të të infektuarve me Covid-19 në vend.

EMISIONET