Depolitizimi i administratës, PS kërkon arbitër ODIHR, PD-LSI akuzojnë: Tentativë për reformë të njëanshme

Depolitizimi i administratës, PS kërkon arbitër ODIHR, PD-LSI

Mazhoranca dhe opozita e bashkuar nuk kanë gjetur dakordësinë mbi propozimet e kësaj të fundit për administratën zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë,numërimin, nxjerrjen e rezultatit dhe rinumërimin e votave.

Para gazetarëve, përfaqësuesit e partive njëri pas tjetrit fajësuan njëri-tjetrin për politizimin e administratës zgjedhore.

Gjiknuri: Ishte opsion që nuk çonte në depolitizimin dhe departizimin, përkundrazi është sistem i përforcuar i përfaqësimit politik. Mendojmë se ka ardhur momenti që ekspertiza e ODIHR të japë një opinion se cili nga propozimet është më afër depolitizimit të procesit zgjedhor. Në kërkojmë që partitë të heqin duart nga zgjedhjet.

Formula që kanë paraqitur eksperëtt teknikë është shumë e mirë, e hapur dhe e balancuar. Përbëhet jo vetëm nga zyrtarë shtetërorë por çdo shtetas që ka kritere minimale, të ketë arsim të lartë apo të jetë student në vitin e fundit të shkollës mund të aplikojnë për komisionerë. PD solli version tjetër. Është momenti ti drejtohemi ODIHR të japë një opinion se cili nga versionet i adreson më mirë,ose PD të thotë ne e duam skemën politike siç është dhe pse janë ankuar që administrimi zgjedhor nuk ka qenë i duhuri.

Por Petrit Vasili i LSI dhe Oerd Bylykbashi i PD akuzuan PS se po përgatit terrenin për sabotimin e tryezës dhe miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore.

Vasili: Pozicioni i opozitës së bashkuar përkundrejt PS dallon në një cështje thelbësore. PS kërkon sërish që administratës së saj të diskretituar ti besojë administrimin e zgjedhjve, ti varë mëlçitë ujkut në qafë. Propozimi jonë instiston në depolitizimin. Gjiknuri kërkon ti japë kësaj administrate administrimin e zgjedhjeve. Imponimi i tavolinës për të pranuar në mënyrë të njëanshme një zgjidhe të tillë janë duke përgatitur terrenin për të sabotuar tavolinën dhe për të shkuar me truke të caktuara drejt një miratimi të njëanshëm. PS është krejtësisht e çinteresuar për zgjedhje e të lira dhe të ndershme, është e interesuar vetëm për të përpunuar mekanizma të rinj sesi mund ti vjedhë dhe plaçkisë sërish zgjedhjeve.

Bylykbashi: Sot opozita e bashkuar bëri propozimin për administratën zgjedhore, nivelin e mesëm dhe për qendrat e numërimit. Është një propozim i cili është në përputhje me rekomandimet e ODIHR për të depolitizuar procesin e votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit. Propozimi i opozitës së bashkua ia lë procesin e votimit, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit komisionerëve që caktohen jo politikisht. Por garanton interesin e  subjekteve politike, që kanë rol themelor në proces dhe në garantimin e besueshmërisë së procesit që të jenë prezent në mënyrë të balancuar. Pra administrimi i votimit, i numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit është jopolitik, ndërkohë që vendimmarrjet kur duhet të ndërhyhet sipas ligjit palët ruajnë garancitë. Është propozim që jo vetëm përputh rekomandimin e ODIHR por garanton mbajtjen e fuqizimit të besimit.

Në numërimi do të bëhet numërim jo politik, përfaqësuesit politikë do të jenë aty për të monitoruar procesin. E njëjta gjë do të ndodh dhe me nxjerrjen e  rezultatit. Një gjë që ne propozojmë është rinumërimi i votave para se të nxirret rezultati, në mënyrë që nëse ndonjë komisioner i ka shkuar ndërmend që të vjedhë votat e partive të tjera, jo vetëm të ndëshkohet administrativisht por të përgjigjet dhe penalisht dhe rezultati të shkojë aty ku e kanë çuar zgjedhësit. Propozimi i Gjiknurit ka vetëm dy forma: ose pranoni versionin ekzistues të administratës që e kontrollon mazhoranca sot, ose të kalojë në një model ku komisionerët do të jenë të pavarur nga partitë politike por do të jenë totalisht të varur nga qeveria nën lëkurën e administratës publike të depolitizuar që nuk ekziston.

Duhet që komisionerët e Partisë Socialiste të jenë ata që do të manipulojnë votimin dhe numërimin e votave si në 2019. Nuk mund të pranohet një qasje e tillë, qëndrimi intransigjent i Gjiknurit me propozimin e opozitës, duke refuzuar këtë propozim, sot u përvijua një linjë që çon drejt një miratimi të njëanshëm të drafteve të Partisë Socialiste. Ne këtë nuk e pranojmë. Ne do të luftojmë për një Kod Zgjedhor që nuk i shërben Partisë Socialiste por shqiptarëve.

Bylykbashi nuk ishte kundër sugjerimit të Gjiknurit për t'ju drejtuar ODIHR për opinion se cili prej varienteve ju afrohet më shumë kerkesave të tyre.

Bylykbashi: Ekspertët e ODIHR-it janë këtu për të asistuar në gjetjen e zgjidhjeve konsensuale. Opinioni i ODIHR, jepet në formë zyrtare bashkë me Komisionin e Venecias në një vlerësim formal. Ne marrim këtu ekspertizë dhe konsulencë në fazën e draftimit për zgjidhjet që jemi duke diskutuar, por jo opinione që mund tu mbivendosen opinione zyrtare. Tentativa e Gjiknurit për të rrëmbyer procesin në mënyrë që të legjitimojë një votim të ulitaleral do të dështojë me turp.

Lidhur me propozimin e Bashës për parlament me dy dhoma, Gjiknuri tha se nuk pati asnjë propozim të tillë në tryezë.

Gjiknuri: Në tavolinë nuk erdhi propozim nga Basha. Si duket e ka vizion qeverisës, edhe ky mund të jetë një opsion.

EMISIONET