Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shkruan në Facebook se Banorët e bulevardit Zogu i Parë mbyllen ne burg me vendim të Veliajt.

Sipas saj, banorët janë ankuar, pasi bashkia e Tiranës po u vendos grila metalikë pa pëlqimin e tyre në hapësirat e ballkoneve.

Zhupa shton se duke vendosur këto grila metalike, për të mbyllur çdo ballkon dhe dritare, shumë nga banoret ngelet pa asnjë burim drite.

Zhupa: Banorët e bulevardit Zogu i Parë “mbyllen ne burg” me vendim të Veliajt me një projekt 5.1 milion euro për Fusha shpk! Mbasi i dha klientit të preferuar për 600 metra rrugë, 5.1 milion euro, tashme cenon pronën private te banoreve ne zbatimin e këtij projekti abuziv.

Banorët janë ankuar dhe kundërshtojnë fort mënyrë e ndërhyrjes, qe pa njoftim, pa rregulla, pa marre pëlqimin e tyre, Bashkia Tiranë ka nisur me polici bashkiake te vendos grila metalike në hapësirat e ballkoneve dhe dritareve e apartamenteve pranë bulevardit. Duke vendosur këto grila metalike, për të mbyllur çdo ballkon dhe dritare, shumë nga banoret ngelet pa asnjë burim drite, dielli ne apartamentet e tyre.

Ne mbeshtjetje te banoreve qe kane te drejte te mos cenohen ne pasurine e tyre te paluajtshme, bej thirrje mos abuzohet me projektin e fasadave dhe kundershtoj abuzimin me pronen private në funksion te nje imazhi me shume per propagande. Fasada e unifikuar nuk mund te detyroj banoret te burgosen me grila metalike, pa mundesi ajri dhe dielli siç meritojne te gezojne pronen e tyre!


/Ora News.tv/