Denoncimi i Sali Berishës: Djali i Spartak Brahos i shpëton atentatit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje të rëndë, që sipas tij është fshehur nga policia. Sipas Berishës, referuar qytetarit dixhital, në Durrës është tentuar ti bëhet atentat djalit të Spartak Brahos, Ndërsa policia ka fshehur ngjarjen.

RTV Ora kontaktoi edhe me Drejtorinë e Policisë së Durrësit, e cila konfirmoi se ka pasur një konflikt fizik të Arbër Brahos me dy persona të tjerë, por nuk e kanë fshehur ngjarjen, pasi njoftimi është publikuar në faqen e Policisë së Shtetit.

"Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat dhe po vazhdojmë me hetimin e ngjarjes", tha policia për RTV Ora.

I biri i Spartak Brahos, Arbër Braho aktualisht është nënkryetar i bashkisë së Durrësit.

(Denoncimi i Sali Berishës)

(Njoftimi i Policisë, date 19 gusht)

EMISIONET