Dëmtohet Ronaldo, në dyshim për duelin me Atletico Madrid

Dëmtohet Ronaldo, në dyshim për duelin me Atletico Madrid

Sikur të mos mjaftonte humbja në takimin e parë, 2-0 ndaj Atletico Madrid, Juventus mund të përballet me tjetër problem ndaj "Los Colcheoneros". Ylli i skuadrës torineze, Cristiano Ronaldo nuk është paraqitur në stërvitjen e skuadrës këtë të mërkurë, pasi ka ndjerë dhimbje në kyçin e këmbës.

"Cristiano dhe Douglas Costa punuan në periferi. Për CR7, ekzistojnë teste të planifikuara të mërkurën dhe të enjten në një goditje në kyçin e majtë që ai pësoi gjatë ndeshjes me Bolonjën. Douglas Costa është duke u rikuperuar nga një problem i kofshës marrë dy javë më parë në ndeshjen kundër Parmës."-thuhet në një njoftim të klubit bardhezi.

Dëmtime që mund të ndikojnë në humorin e skuadrës italiane, e cila javën e ardhshme luan ndaj Atleticos së Madridit një biletë për në raundin çerekfinal të UEFA Champions League.


EMISIONET