Dëmtohet "bisha" e Juventusit, në dyshim ndaj Realit

Dëmtohet "bisha" e Juventusit, në dyshim ndaj Realit

Juventus merr një goditje të fortë pasi mbrojtësi Giorgio Chiellini ka pësuar një dëmtim. "Bisha" e mbrojtjes azurre dhe juventine u dëmtua në ndeshjen e së shtunës kundër Spalit që “Zonja e vjetër” barazoi pa gola.

Chiellini raportohet se me shumë mundësi do të mungojë për ndeshjen e parë çerekfinaliste të Ligës së kampioneve kundër Real Madridit.

Sipas “Sportmediaset” mbrojtësi i Juventusit është detyruar të largohet nga grumbullimi i Italisë për shkak se ndjen dhimbje gjatë tendoses së muskujve.

EMISIONET