Dëmtimi i Cuadrado, Juventus hedh sytë nga Carrasco

Dëmtimi i Cuadrado, Juventus hedh sytë nga Carrasco

Yannick Carrasco në orbitën e kampionëve të Italisë, Juventusit.

Bardhezijtë mund të kenë nevojë për një anësor të ri pasi Juan Cuadrado ka qenë jashtë fushave që nga dhjetori, ku rrëzikon  t'i nënshtrohet dhe ndërhyrjes kirurgjikale.

Siç raporton mediumi italian "Sky Sport Italia" Juventus i është afruar Atletiko Madridit për të pyetur për belgun Carrasco.

Futbollisti 24-vjeçar belg me prejardhje spanjolle luan në krahun e majtë të mesfushës dhe sulmit, por gjithashtu mund të punojë edhe në të djathtë ose prapa sulmuesve.



EMISIONET