Dëmtimet penalizojnë Abazajn, Anderlecht e fut në "listën e zezë"

Dëmtimet penalizojnë Abazajn, Anderlecht e fut në

Trajneri i Anderlecht, Hein Vanhaezebrouck e ka marrë seriosht të largojë Kristal Abazajn në merkaton e janarit. Ende nuk dihet formula, shitje apo një huazim i thjeshtë, por forma e Abazaj nuk e kënaq 54 vjeçarin dhe largimi i sulmuesit kuqezi sipas tij është zgjidhje më e mirë.

Sipas mediave belge, ish-talenti i Luftëtarit është në listën prej 4 futbollistësh që Anderlecht do të heq dorë në muajin e dimrit. Një vend ekstra-komunitari në ekip dhe mos aktivizimi i tij kanë bërë që shqiptari të jetë në listën e largimeve. Anderlecht nuk po kalon një formë të mirë në kampionatin belg të futbollit, pasi ka një distancë prej 10 pikësh me kreun.

Abazaj nuk ka qënë me fat që kur mbërriti në Belgjikë. Ai ka pasur dëmtime, çka nuk janë kapërdirë mirë nga fiziku i tij që ka dështuar të jap më të mirën në stërvitje. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodh në merkaton e janarit me një nga futbollistët më të talentuar shqiptar.

EMISIONET