Dritë në fund të tunelit për Armando Sadikun.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë i pësuar në verë dhe pavarësisht kësaj, sirenat e merkatos nuk mungojnë. Sipas asaj që shkruajnë mediat zviceriane, bomberi kuqezi është shumë pranë rikthimit në kampionatin helvet dhe konkretisht te Lugano.

Spanjollët janë të vetëdijshëm se Sadikut i duhet të luajë rregullisht për të rigjetur formën optimale dhe Lugano mund të jetë destinacioni i përshtatshëm. Formula që dërgon 27 vjeçarin te klubi zvicerian besohet se është ajo e huazimit, dhe janari pritet të jetë deciziv.

Me Luganon, Armando Sadiku ka luajtur në dy periudha të ndryshme teksa numëron 62 paraqitje dhe 38 gola të shënuar.

/Ora News.tv/