Demiraj: Shumë shpejtë informacione të rënda nga shërbimet gjermane dhe amerikane

Demiraj: Shumë shpejtë informacione të rënda nga

Ish-ministri i Brendshëm i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se ka dosje konkrete nga shërbimet sekrete të amerikanëve dhe gjermanëve për “peshqit e mëdhenj”.

Gazetari Artur Çani pyet nëse janë qesharake paralajmërimet e ambasadorit Lu për të arrestuar “peshqit e mëdhenj” në muajin janar. Demiraj thotë se deklarata të tilla janë të tejkaluara.

Pjesë nga biseda: 

Çani: A është qesharake e gjithë kjo situatë? Kur Lu thotë se në janar do ketë arrestimi i peshqve të mëdhenj? Do të thotë se dosjet janë gati?

Demiraj: Në gjykimin tim sipas praktikave ndërkombëtare është e tejkaluar përcaktimi i afateve se kur do të arrestohen njerëzit. E bën sepse situata këtu është aq problematike.

Doda: Ajo që thotë Zheji që të na mbajë me gajret.

Demiraj: Deklarata e zt.Lu nuk është personale. Para një muaji, për herë të parë Trump fluturoi në Florida dhe takoi shtetasit me shtetësi kubaneze dhe tha se do të mbështesë vendet me të shkuar komuniste.

Doda: Kjo është shumë e përgjithshme. Problemi është gjeopolitika. Kemi një proces në Kroaci, Serbi, është në Kosovë.

Gjonaj: Në Serbi.

Demiraj: Ka informacione shumë të sakta. Ka dosje. 


Doda: Dosjet nuk kanë shkuar në prokurori. 

Demiraj: Ka informacione nga shërbimet e huaja, të cilat do të nxirren. Pse është e rastësishme çështja e Italisë? Pas kësaj, do të nxjerrë Itali, Holanda.

Zheji: Zoti Demiraj, ish-Ministër i Brendshëm, njeri që ka punuar në strukturat e NATO-s jo vetëm në Shqipëri por të gjithë botën i ka burimet e informacionit, thotë: Shumë shpejt jo vetëm nga shërbimet italiane apo autoritetet italiane por edhe ato amerikane dhe britanike. 

Demiraj: Kryesisht amerikane dhe gjermane. 

Zheji: Thotë do të dalin gjëra shumë të rënda.

/Ora News.tv/

EMISIONET