Demalia: Nisma e Ora News për skanimin e rrugëve për t'u përkrahur, kërcënimi i Veliajt akt kriminal

Ora News në bashkëpunim me kompaninë “Dynatest” po verifikon parametrat e realizuara në ndërtimin e rrugëve të kryeqytetit. Kjo nismë sipas analistit Ilir Demalia duhet të mbështet, por edhe përkrahet nga gazetarët që janë të të pavarur nga pushteti.

Sipas Demaliajt, "nisma e Ora News për investigimin e rrugëve mund të bëhet shkak për krijimin e një blloku të tërë mediatik për t'iu vënë dhe për tu ndarë me pushtetin".

Ilir Demalia: Nisma e Ora News është për tu përshëndetur, për tu përkrahur nga ata gazetarë që e nxjerrin veten të pavarur nga pushteti dhe që kanë si mision, gazetarinë si pushtet të katërt. Ky pushtet i katërt nuk bën gjë tjetër veçse kontrollon pushtetin qendror. Ata që nuk e aprovojnë këtë tregojnë që janë të kapur me pushtetin, ose pushteti është i kapur me krimin. Këtu vijnë tek reforma në drejtësi që është një demagogji. 

Në një lidhje me skype në edicionin e lajmeve në RTV Ora, Demalia thotë se kërcënimi i Veliajt ndaj Ora News është akt kriminal.

Ilir Demalia:  Nuk ka mundësi që në një kohë që po flitet për reformën në drejtësi si një arritje e madhe nga pushteti i Rilindjes dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mënyrën me skandaloze merr dhe kërcënon median. Duhet thënë faleminderit zotit që kanë mbetur ca gazetarë që bëjnë një investigim. Nëse Veliaj e nxjerr veten të pastër nuk ka pse të shqetësohet. Fakti që shqetësohet tregon se është i lidhur këmbë e kokë me krimin dhe mafien e ndërtimit. Jo vetëm ky, por ashtu si paraardhësit e tij dhe gjendja është akumuluar. Rilindja dhe Erion Veliaj po dalin hapur për të mbrojtur krimin dhe jo të drejtën. Ky akt për të censuruara median është kriminal. Jemi në rastin e Presidentit Donald Trump, sillet arrogant me median, por nuk guxon të kërcënojë median. Të arrijë një pushtetar të kërcënojë median, ky pushtetar duhet të hetohet, prokuroria duhet të merret me Erion Veliajn dhe jo gazetarët. Lind pyetja: Ku e gjen këtë forcë Erion Veliaj? E gjen te paratë e korrupsionit dhe paratë që i ka dhënë ky njeri nëpërmjet korrupsionit segmenteve kriminale të mafies së ndërtimit. Nëse Ora News apo kushdo qoftë investigim për rrugët, për ndërtimet do të jetë hapi i parë i një media që çlirohet nga pushteti dhe një media që të kërkojë drejtësinë dhe të vendosë shtetin e së drejtës. 

Xhoi Malësia: Si mund të shpjegohen kërcënimet dhe sa e rëndësishme është që në këto moment të dihet e vërteta e rezultateve të testeve që janë kryera, ku pritet vetëm ekzaminimi i të dhënave.

Ilir Demalia:  Kërcënon ai që është i zhytur në krim. Një njeri i ndershëm nuk ka pse të kërcënojë. Hajde zotëri më heto mua nga mëngjesi deri në darkë. Thonë shpesh shqiptarët: Kujdes se në Amerikë të përgjojnë telefonin. Le ta përgjojnë 24 orë, nuk më intereson farë. Çfarë do të gjejnë? Eshtrat e qenit të ngordhur. Një njeri që nuk ka frikë, sepse nuk është i përfshirë në afera korruptive nuk ka pse të ketë frikë. Kurse ky do që t'i mbulojë këmbët krimit. Por jo çdo gjë shkon pafund. Këtë duhet ta kishte parasysh edhe Erion Veliaj, edhe Edi Rama edhe gjyqtarët e korruptuar. Nuk bëhet reformë në drejtësi me pushtetarë të tillë që janë të inkriminuar.

EMISIONET