Në një lidhje direkte nga SHBA për studion e lajmeve në Ora News, Ilir Demalia, u shpreh se në Amerikë ende nuk ka panik nga koronavirusi. Megjithatë, ai tha se pasojat e mëdha do të jenë në ekonomi. Sipas tij ekonomia do të goditet dhe do të ketë kolaps, sipas analistëve. Ndërkohë, Demalia foli dhe për paketën financiare që do të përgatisë qeveria në SHBA për qytetarët që kanë humbur punën për shkak të koronavirusit.

Ilir Demalia: Nuk ka panik. Fakti që janë mbyllur të gjitha lokalet, aktivitet, të gjitha këto do të kenë një sistem zinxhir. Ajo që parashikon analistët do të jetë pas COVID-19, sepse do të krijojë kolaps ekonomik. Shpresojmë që të mos jetë e gjatë. Pasojat do të jenë të rënda për një gjashtë mujor. Sot mund të jenë mbyllur punët dhe janë të paktën miliona njerëz pa pagesë. 

Do të jetë një fond për të paguar me pagë të plotë punëtorët. Sepse njerëzit duhet të vazhdojnë jetën. Unë sot vetë aplikova për këtë. Do të merret paga e plotë në bankë. Është emergjencë shtetërore, jeta do të vazhdojë. Këtë e paguan qeveria amerikane, punëdhënësi nuk paguan asgjë."



/Ora News.tv/