Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit  të transformimit të Bulevardit “Zogu I”, që pritet të marrë 18 muaj kohë. Projekti parashikon, zgjerim të trotuareve dhe eliminimin total të parkimit.

Sipas projektit të publikuar nga bashkia, krijimi i shesheve është një tjetër pikë që parashikon të shtojë hapësirat në funksion të këmbësoreve.

Edhe pallatet që gjenden në dy anët e rrugës do të marrin një tjetër pamje, e cila do të jetë e ndryshme nga një pallat në tjetrin por e unifikuar për çdo njësi.

Korsia e biçikletave në mes të bulevardit “Zogu i Parë” do të jetë e vetmja që nuk do të preket, por do të qëndrojë ashtu siç është.

/Ora News.tv/