Del Piero: Historia ime me Juventusin jo si ajo Giggs-Ferguson

Del Piero: Historia ime me Juventusin jo si ajo Giggs-Ferguson

Shumë vite pas tërheqjes nga fushat e blerta, legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero është rikthyer të flas sërish për eksperiencën e tij me bardhezinjtë.

"Kemi pasur përvoja të shumta së bashku",-tha 43-vjeçari për Sky Sport Italia."Tifozët kaluan një epokë me mua. Ka pasur gjithçka në histori mes Juventusit dhe meje .

"Nënshkrimi i një kontrate boshe? Ishte një zgjedhje për të ndalur atë që po krijohej. Kishte një sërë presionesh dhe deklaratash të cilat sugjeronin se unë kam qenë i interesuar vetëm për para.

"Unë kurrë nuk do të nënshkruaja me Juventusin për para, veçanërisht në vitin 2006. Ishte një gjest për të thënë 'mjaft'. Duhej të mendonim për diçka tjetër. Duhej të fitonim dhe dëshiroja të ndaloj të gjitha bisedat dhe të lejojmë klubin të vendosë se si do të qëndrojmë së bashku dhe për sa.-deklaroi Del Piero.

Ish-sulmuesi italian e paralelizoi marrëdhënien e tij me Juventusin, me historinë e mesfushorit Giggs dhe teknikut Alex Ferguson te Manchester United, që rinovuan kontratën duke konsuar gota vere.

"Ka marrëdhënie si ato të Fergusonit dhe Giggs, të cilët rinovuan kontratat e tyre me Unitedin para një gote vere. Ata kishin marrëdhënie të ndryshme, të cilat ishin edhe më personale dhe jo si imi. Kam bërë një gjest të fortë, por do ta bëja sërish. Kam shumë borxh ndaj Juventusit i cili, në çdo rast, më ka larguar presionin dhe më ka lejuar të përjetoj sezonin e kaluar me presion më të vogël"-përfundoi Del Piero. 

EMISIONET