Del nga spitali i Romës çifti kinez nga Wuhan, 2 rastet e para të koronavirusit në Itali

Del nga spitali i Romës çifti kinez nga Wuhan, 2 rastet e para

Janë shëruar plotëisht e janë në gjëndje mjaft të mirë shëndetësore çifti i turistëve kienzë, burrë e grua nga wuhani të cilët janë dy rastet e para zyrtare të pacientëve me Covid 19 në Itali.

Pas disa javësh kurimi në terapinë intesive në Institutin e Sëmundjeve infektive Spallanzani në Romë e më pas në kurimin prej disa javësh në spitalin San Filipo Neri po në Romë, sot çifti i turistëve kienzë ka dalë nga spitali e janë në gjëndje shumë të mirë shëndetësore.

Ishte data 30 janar 2020 kur autoritetet italiane konfirmuan se burrë e grua kinezë, turistë në një hotel luksoz të Romës, janë dy rastet e para zyrtare të pacientëve Covid 19 në Itali.

Ata kishin mbërritur në Itali përmes aeroportit të Milanos e pas një udhëtimi turistik në veri. më datë 23 janar kanë udhëtuar drejt Romës.

Që prej datës 30 janar 2020 Italia ishte shteti i parë në botë që ndërpreu udhëtimet e drejtpërdrejta për e nga Kina.

Çifti i turistëve kinezë i kanë dërguar një letër falenderimi strukturave shëndetëosre në Romë për punën e bërë e në shpëtimin e jetës së tyre.

EMISIONET