Deklaratat shokuese të banorëve në Greqi: Qëndruam 5 orë në det për të shpëtuar

Zjarri tragjik që ka përfshirë Athinën ka shkaktuar të vdekur e të plagosur të shumtë. Shumë prej tyre u gjetën të përqafuar në plazhet Argyri dhe Mati.  

Banorët dhe ata që ndodheshin rastësisht në zonë nxituan të merrnin fëmijët e të hidheshin në det për ti shpëtuar flakëve.

 Një banore tha për "Zougla.gr" se mori nipin e saj dhe vrapoi për tu hedhur në det që të shpëtonte jetën. Aty qëndruan për 5 orë derisa u morën me anije për tu dërguar në Rafina.

"E pashë shtëpinë time duke u djegur dhe nuk mund të bëja asgjë", tha ajo pasi humbi pronën.

Një tjetër banor, që ndodhej rastësisht në Matti ku kishte një shtëpi të familjes së tij tha se flakët u përhapën brenda pak minutash. Ai mori fëmijët e tij dhe filloi të vraponte për në det, ndonëse u përpoq të kufizonte katastrofën, por nuk ia doli.



EMISIONET