Deklaratat pikante të Donald Lu para largimit të tij nga Shqipëria

Deklaratat pikante të Donald Lu para largimit të tij nga

Disa deklarata pikante të ambasadorit Lu dhene mbrëmë në intervistën e fundit të qëndrimit të tij në Shqipëri.  Ambasadori Lu javën e ardhshme largohet nga vendi në mbyllje të mandatit të tij.

Intervista u dha për emisionin “Real Story”, në televizionin Vizion Plus.

Donald Lu: "Ne amerikanët nuk na pëlqen të kërcënojmë njerëz por na pëlqen t’u ofrojmë një ujdi që nuk mund ta refuzojnë."

Lufta kunder krimit kerkon sakrifica reale nga qeveria

Donald Lu: Kjo luftë midis grupeve të trafikut të drogës mund të vazhdojë; mund të rritet derisa policia, prokuroria dhe gjykatësit të kenë kurajon për të arrestuar këta njerëz shumë të rrezikshëm. Kjo luftë kundër krimit të organiuar është e stërmadhe dhe do të kërkojë sakrifica reale nga qeveria. 

Tre gjerat per te cilat skandalizohem

Donald Lu: Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.  Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.

Lu: LLalla u përpoq të pengonte reformën në drejtësi

Donald Lu: "Nuk kam asgjë personale kundër Z. Llalla. Mendoj se shumë shqiptarë dhe unë personalisht ndjejmë se Z. Llalla përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit. Gjithashtu, Sekretari i Shtetit e ka shpallur Z. Llalla si zyrtar të lartë të korruptuar. Prokurorët, në Shqipëri, po e hetojnë aktualisht për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Kemi përgëzuar vendimin e gjyaktave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë.... Unë jam një zyrtar qeveritar; deklaroj pasurinë time çdo vit tek qeveria; e kam bërë për 27 vjet, në mënyrë transparente dhe besnike. Z. Llalla, nga ana tjetër, dikush që vetë po akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, më ka akuzuar mua për sjellje të papërshtatshme lidhur me një kompani e cila në atë kohë kishte investime madhore amerikane. Nëse ndokush dyshon për qëllimet e mia në lidhje me atë kompani apo Z. Llalla, duhet të lexojnë letrën që unë i shkrova Z. Llalla. Ai e ka bërë publike letrën. Letra thotë se unë, Ambasadori i ShBA, i bëj thirrje Z. Llalla të respektojë ligjin. Dhe sigurisht, kjo mund t’i duket skandaloze dikujt që në mënyrë rutinë injoron ligjet e këtij vendi."


Ne Washington behet dallimi mes lajmeve te rreme e reale

Donald Lu: E dini, jam prind i dy adoleshentëve shumë të këndshëm, por adoleshentë tipikë. Më kanë quajtur shumë më keq se një mbështetës i Sorosit. Njerëzit në Uashington janë të zgjuar. E bëjnë dallimin mes lajmeve reale dhe lajmeve të rreme; dallimin midis të vërtetës dhe trillimit. Asnjëherë nuk është ngritur ndonjë pikëpyetje serioze lidhur me mua në Uashington për shkak të këtyre artikujve. Ne e dime dhe ata e dinëqë këto janë artikuj që vijnë nga lobistë të paguar të partive politike në Shtetet e Bashkuara.

PD votoi SPAK e BKH se Berisha e mbeshteste fort

Donald LuËshtë një ish-president dhe ish-kryeministër i mirënjohur i këtij vendi. Nuk është më kreu i Partisë Demokratike, por është ende një zë me peshë në Shqipëri. Është dikush që, sidomos në opozitë, kur thotë diçka, njerëzit dëgjojnë. Ndaj i kam qenë mirënjohës që ka pasur vërtet vullnetin për t’u ulur me mua, kur kemi qenë dakord dhe kur nuk kemi qenë dakord, për të pasur një dialog shumë konstruktiv dhe të mirë....

 Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort. Është serioz për këtë. Dhe di që pjesë e arsyes pse Partia Demokratike votoi në favor të atij ligji ishte Sali Berisha. Kështu që, po, ka qenë shumë i përfshirë në procesin e reformës së gjyqësorit. Për sa i përket zgjedhjeve, kam punuar shumë ngushtë me Lulzim Bashën në atë kohë. U takova edhe me Sali Berishën, por në sediljen e drejtuesit në ato diskutime ishte bindshëm Lulzim Basha.

Politikanet e korruptuar kane frike

Donald Lu: "Kanë ende frikë. Ishin të frikësuar në 2016-ën, janë të frikësuar edhe tani. Por shih rezultatet që janë arritur tashmë nga reforma – 20 gjyqtarë dhe prokurorë u dorëhoqën, 23 janë shkarkuar nga KPK, komisionet e vetingut, 27 janë konfirmuar. Një total prej 70 zyrtarësh që i janë nënshtruar këtij procesi në gjashtë muajt e fundit. Është një rezultat shumë i mirëpër popullin shqiptar. Dhe faza e ardhshme është edhe më e thellë. Keni ngritjen e KLP, KLGJ dhe krijimin e prokurorit të pavarur SPAK dhe hetuesve të BKH. Kjo u kall frikë në zemër krerëve të krimit të organizuar dhe politikanëve të korruptuar."

Flet per vetingun e politikaneve “Djalli qëndron tek hollësitë"

Donald Lu: Mendoj se ka edhe një tjetër formëvetingu që kemi në demokraci. Ju votoni çdo dy vjet, unë votoj çdo dy vjet si amerikan dhe u kërkojmë llogari zyrtarëve tanë të zgjedhur. Ky është një formë vetingu. Opozita ka vënë në tavolinë një propozim që e konsideroj interesant. Në Amerikë kemi shprehjen, “djalli qëndron tek hollësitë,” dhe po studiojmë hollësitë e propozimit të tyre tani dhe Kryeministri juaj Edi Rama ka thënë tashmë se ai dhe Partia Socialiste janë gati tani të fillojnë negociatat mbi bazën e propozimit të tyre. Le të shohim se çfarë janë në gjendje të arrijnë ato negociata.... Ky proces negociatash po vjen dhe nxis qeverinë dhe opozitën të jenë seriozë në përqasjen ndaj asaj që mund të arrijnë të bëjnë bashkë për këtë propozim shumë interesant."

S’kam qenë dakord me Edi Ramën thuajse për çdo çështje 

Donald Lu: "S’kam qenë dakord me Edi Ramën thuajse për çdo çështje që ka arritur në tryezën e tij dhe tryezën time. Ajo që më pëlqen është që Edi Ramës i pëlqen një debat i mirë. Zihemi për shumë gjëra. E pranoj para jush se ka pasur shpesh raste kur më ka bindur për qëndrimin e tij. Ka pasur pak raste kur e kam lëvizur unë atë nga pozicioni pakëz, por në fund, është dikush që është gati të kërkojë zgjidhje krijuese. Kërkon mënyra krijuese për të dalënga problemet dhe më pëlqen edhe që është gjithnjë gati të flasë me opozitën. Dhe kjo nuk ka qenë gjithmonë e vërtetë në Shqipëri."

Ceshtja  Tahiri te gjykohet ne nje gjykate te SPAK

Donald Lu: Ajo që kam thënë dhe do e përsëris është se shumë shqiptarë, dhe unë, mendojmë se ka prova reale që i sheh në media çdo herë që del kjo çështje, për manipulim politik të çështjesQeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik. Këtë kërkojmë. Mbështesim përpjekjet që kjo të shkojë përpara në mënyrë transparente. Z. Tahiri ishte ministër kur këto krime pretendohen të jenë kryer. Është logjike të mendohet se kjo çështje në fakt mund të jetë një nga të parat që do të gjykohet në një gjykatë të SPAK, nga gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar vetingun. Kjo është diçka që do ta mbështesnim fort.

Lufta antikanabis e mbyllur kur të kapen dhe organizatorët

Donald Lu: Ju keni Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën që thonë se ne kemi zhdukur fushat me kanabis. Më së shumti, këtë e kanë konfirmuar edhe italianët me avionët e tyre. Por ajo që nuk është përfunduar është kapja e kokave që organizuankanabisin. Dhe unë mund të them se disa prej tyre janë kriminelë të zakonshëm, disa prej tyre janë kriminelë të mbrojtur nga politika. Dhe kjo është një çështje serioze në vendin tuaj. Pa kapur këta kriminelë, fushat me kanabis do të kthehen, kokaina dhe heroina vetëm do të shtohet në këtë vend. Dhe, ashtu siç e diskutuam dhe më parë, kjo përbën rrezik për sigurinë e qytetarëve, por është edhe rrezik për fëmijët e Shqipërisë. Nuk do të kalojë shumë kohë kur do zbuloni fëmijët që përdorin kokainë dhe heroinë në Shqipëri nëse kjo nuk ndalohet.

Politikaneve te korruptuar do u vije koha te perballen me drejtesine

Shpresa ime për Shqipërinë është që kjo reformë jo vetëm të prekë politikanët e korruptuar dhe kokat e krimit të organizuar, por që edhe qytetarët e zakonshëm të kenë mundësi të kërkojnë drejtësi të vërtetë në jetët e tyre... SPAK dhe BKH kanë vetëm dy qëllime, luftën ndaj krimit të organizuar dhe luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Prandaj të siguroj që edhe politikanëve të korruptuar do t’u vijë koha të përballen me drejtësinë.

"Pasardhesja ime do jete me e ashper se unë e Vlahutin"
Donald Lu: Unë besoj se ajo (Kathy Kavalec )do të jetë akoma dhe më e ashpër se Don Lu apo Romana Vlahutin apo të gjithë ne, mbi të njëjtat çështje, reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar dhe luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Pse? Sepse është në interesin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Vërtet, nuk ka shumë rëndësi se kush ulet në karrigen time, ne ndjekim interesat tona, këto janë udhëzimet që kemi marrë nga Kongresi ynë dhe jam i sigurtë që Kathy do të sjellë energji dhe vendosmëri të re në punën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri.

Shqetesimi per koncesionet e qeverisë dhe teatrin

Donald Lu: "Qeveria e Shteteve të Bashkuara, Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe unë e mbështesim punën e Bashkimit Europian në përpjekjen e tyre që ky ligj për teatrin të mos kthehet në diçka që krijon hapësira për korrupsion duke i dhënë kontratën një biznesmeni të vetëm, pa garë transparente apo pa i dhënë mundësinë njerëzve të tjerë që të marrin pjesë në këtë projekt. Ky është një shqetësim jo vetëm në këtë rast por është një shqetësim edhe më i përgjithshëm. Sa herë kjo qeveri kërkon koncesione në vend të tenderave të hapur dhe të barabartë. Unë mendoj se shqiptarët duhet të kërkojnë një garë të hapur dhe të ndershme, sepse kjo ka më pak kosto për qytetarët por edhe sjell cilësinë më të mirë për ta."

Kalimi i pushtetit do ndodhe

Donald Lu: "Në një demokraci si në Shqipëri, një nga gjërat më të mira në këtë vend është kalimi i pushtetit midis partive politike në mënyrë paqësore. Kjo nuk ndodh në çdo vend në botë. Ndodh gjithashtu edhe në vendin tim. Kjo është një nga gjërat më të mira të demokracisë dhe për 27 vjet, ju keni kaluar nga demokratët tek socialistët. Nëse do më duhej të hamendësoja, nuk e di nëse do të ndodhë herën e ardhshme, apo më pas, apo në zgjedhjet që po vijnë, por ky kalim pushteti me shumë gjasa do të vazhdojë."

Demokratet duhet te bashkohen

Donald Lu:"Unë i kam këshilluar të gjithë miqtë e mi të cilët punojnë në Partinë Demokratike, dhe së fundmi edhe në LSI, se është shumë e rëndësishme që opozita të shfaqë një front të bashkuar. Dhe që ata njerëz, të cilët e ndiejnë veten mënjanë partisë, sidomos asaj Demokratike, të gjejnë rrugën sërish brenda partisë. Partia Demokratike është një pjesë krenare dhe e fuqishme e kësaj demokracie, dhe ajo duhet të ketë sukses që edhe demokracia të ketë sukses. Prandaj shpresoj që në ditët në vijim, Z. Basha dhe udhëheqësit e tjerë të ndihmojnë në bashkimin e kësaj partie."


PD votoi SPAK se ishte ne favor dhe Sali Berisha  

Donald Lu: Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort. Është serioz për këtë. Dhe di që pjesë e arsyes pse Partia Demokratike votoi në favor të atij ligji ishte Sali Berisha. Kështu që, po, ka qenë shumë i përfshirë në procesin e reformës së gjyqësorit. Për sa i përket zgjedhjeve, kam punuar shumë ngushtë me Lulzim Bashën në atë kohë. U takova edhe me Sali Berishën, por në sediljen e drejtuesit në ato diskutime ishte bindshëm Lulzim Basha.


Korigjimi i kufijve, Donald Lu citon deklaraten e Xhon Bollton 

Donald Lu: Si ambasadori amerikan në këtë vend unë nuk bëj politikat për Kosovën, ne madje as nuk flasim përgjithësisht për Kosovën sepse kolegët tanë në Prishtinë janë ata që janë vërtetë të përfshirë në këto çështje. Ajo që mund të them janë fjalët e Këshilltarit tonë për Sigurinë Kombëtare për Presidentin, Xhon Bollton, i cili tha shumë qartë tre javë më parë se politika e Shteteve të Bashkuara është që, nëse të dyja palët, serbët dhe kosovarët, mund të punojnë sëbashku dhe të arrijnë një marrëveshje, ne, qeveria e Shteteve të Bashkuara, nuk e përjashtojmë mundësinë e ndryshimeve territoriale. Nuk na takon ne, amerikanëve, që ta vendosim këtë. Kjo është ajo që tha Xhon Bollton, kjo është politika e qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala

Donald Lu: Ne e ngritëm zërin që në fillim dhe në mënyrë të qartë në dënimin e këtij sulmi ndaj kësaj gazetareje guximtare. Por dua të them si njeri, si një qënie njerëzore, sa e turpshme dhe aspak shqiptare, tërësisht kundër zakoneve tuaja, të sulmosh fëmijët dhe prindërit e kësaj gazetareje në krevatet e tyre, teksa janë duke fjetur. Kjo është… cili kriminel patetik mund të bënte diçka të tillë? Kjo më thotë mua se puna e gazetarëve – në këtë rast e Klodiana Lalës, megjithëse mendoj se ajo përfaqëson një grup më të madh gazetarësh në këtë vend, të cilët kanë integritet të vërtetë dhe kurajo – zërat e tyre sjellin vërtet ndryshimin. Ajo që ata po bëjnë tani, tregimi i së vërtetës mbi krimin dhe korrupsionin në këtë vend, është diçka që i frikëson kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar.

Lajmet në Shqipëri më japin dhimbje koke

Donald Lu:"Unë, që nga dita e parë, kam rënë në dashuri me këtë vend. Ajo që kam thënë, dhe do ta përsëris sonte, është që kur të largohem nga këtu nuk do të ndjek lajmet, nuk do t’i shoh, nuk do t’I lexoj. Lajmet në Shqipëri më japin dhimbje koke. Preferoj më mirë të shoh një film komik kur kam kohë të lirë"

Edhe nëse rrija 100 vjet nuk do i kuptoja kurre politanet

Donald Lu: Edhe nëse do të rrija këtu në Shqipëri për njëqind vjet, nuk do t’i kuptoja kurrë politikanët shqiptarë. Por unë mendoj se e kuptoj mirë popullin shqiptar. Ata që duan atë që duan të gjithë, liri, begati, siguri, dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre.

Grate bejne pune me te mire se burrat

Donald Lu: "Unë pres që pas 10 vjetësh të kthehem këtu dhe të zbuloj se udhëheqësit e këtij vendi janë më së shumti gra. Sepse ajo që ne dimë është që, të paktën gratë në këtë vend, në shumë raste, bëjnë një punë më të mirë se homologët e tyre meshkuj."

Intervista e plote ketu

EMISIONET