Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade bëri një koment edhe për deklarata te Ambasadores Yuri Kim, e cila u distancua nga përdorimi i flamurti amerikan në tubimin e 2 amrsit. Dade u shpreh se kjo nuk është hera e parë që flamuri amerikan valvitet në tubimet politike, ndërsa shtoi se ambasadorja dhe mund të mos kishte reaguar. Madje, Dade, duke mos i përmendur emrin, u shpreh se një Kryeministër e mbante flamurin amerikan krah atij shqiptar në zyrën e tij.

Arta Dade: Unë kam patur rezervat e mija lidhur me përdorimin e flamujve. Më kujtohet në një nga kongreset, dhe kishin ftuar partitë simotra të BE. Dhe na thanë; pse e keni vënë atë flamurin amerikan, sepse kishim vetëm delegacione të Europës edhe s`kishim asnjë flamur nga këto. Përgjigja ime ishte se është si simbol i euroatlanticizmit. 

Një nga Kryeministrat e ka pas mbajtur krahas flamurit shqiptar në zyrë. Mua nuk më bëri çudi që kishte atje disa shqiptarë që kishin ardhur nga amerika. Flamuri amerikan është valëvitur në të gjitha mitingjet e partive politike, gjithmonë ka qenë në këto. Nuk e di se si e ka parë ambasadorja, pasi me thënë të drejtën është dhe e re. Puna e flamurit ka qenë gjithandej. Ambasadorja edhe mund të mos kishte reaguar. Mua mu duk si një mesazh që ne nuk kemi punë me këtë manifestim.

/Ora News.tv/