Një akuzë e rëndë vjen nga Presidenca.

 Zëdhënësi i Presidentit, deklaron se kreu i shtetit nuk është informuar paraprakisht lidhur me votën e Shqipërisë në OKB dhe se ky votim nuk pasqyron qëndrimin shtetëror.

 Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi: Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht  lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme,  jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin  shqiptar.  Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e  panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një  qëndrim e konsensus mbarëkombëtar. Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe  partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla  që duhet të jenë të mirë koordinuara.  Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës  vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit  dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Shqipëria votoi pro rezulutës që dënonte vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Rezoluta e propozuar nga një sërë vendesh kundër qëndrimit të SHBA, mori 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime dje në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.  


/Ora News.tv/