SHBA e BE kundër PD për prokurorin: Të ikë Llalla, të zgjidhet prokuror i përkohshëm

SHBA e BE kundër PD për prokurorin: Të ikë Llalla, të

Ambasada e SHBA-së dhe delegacioni i Bashkimit Europian mbështesin procedurën për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjitshëm. Përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë për mediat të enjten në mesditë (7 dhjetor)  ambasadori Donald Lu shprehet:  "Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin". 

Permbatja u shpernda me një deklaratë të shperndare nga ambasada e SHBA-se.  

Me pas reagoi delegacioni i Bashkimit Europian:  Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit.

Deklaratat u bënë publike ndërsa në komisionin e Ligjeve vijonte debati mes opozitës dhe maxhorancës nëse duhet të nisë procedura për emërimin e një Prokurori të ri të Përgjithshëm të përkohshëm apo duhet zgjatur mandati i Adriatik Llalles

Në unison ata i kërkuan  kuvendit të zbatojë ligjin dhe se mbështesnin opionin ligjor të OPDAT dhe EURALIUS   

Keshilla e EURALIUS E OPDAT: Largoni Llallen, zgjidhni prokuror te perkohshem me shumice te thjeshte

Më 21 nentor ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT bënin një intepretim ligjor ku sugjerojnë që Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk mund të qëndrojë në detyrë përtej datës 7 dhjetor, datë kur i përfundon mandati. Ata sugjerojnë që prokurorin e ri të përkohshëm duhet të jetë një nga prokurorët më me eksperiencë siç parashikon neni 109 i ligji për prokurorinë dhe Parlamenti duhet ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë votash. 

Zgjedhja e prokurorit te perkohshem brenda 30 diteve

Po sot komisioni i ligjeve i hapi rrugën zgjedhjes së prokurorit të përgjithshem të përkohshëm i cili do të zgjidhet brenda 30 ditëve.

Pr/vendimi i miratuar nga Komisioni:  

 1- Shpallet publike vendi vakant.

2- Ftohen prokurorët me më shumë eksperiencë që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi të depozitojnë një kurrikulum dhe pëlqimin e tij për kandidim.

3- Pas depozitimit të kërkesave, komisioni cakton seancë dëgjimore.

4- Pas seancës dëgjimore publike, komisioni i ligjeve shqyrton brenda dy ditësh kritetet e ofruara të kandidatëve dhe harton raportin për kuvendin

PD u largua nga komisioni i ligjeve.

Lexo gjithashtu: Hapet rruga për prokurorin e ri, brenda 5 ditëve kandidatët të dorëzojnë CV

Klikoni ketu per te lexuar te gjitha lajmet lidhur me mandatin e kryeprokurorit



EMISIONET