Dedja optimist: Ja dalim! Fitorja na ndihmon për anën psikologjike

Dedja optimist: Ja dalim! Fitorja na ndihmon për anën psikologjike

Fitorja në “Zeqir Ymeri” kundër skuadrës së Kukësit duket se ka rritur moralin e trajnerit së Lushnjës Hysen Dedja, me teknikut që pas 3 pikëshit me kampionët në fuqi ka deklaruar se kjo fitore do e ndihmoj ekipin nga ana psikologjike.

"Mbas takimit në Gjirokastrën kam menduar gjithmonë fitoren. Në të gjitha takimet e tjera kemi reaguar, vetëm rezultati na kishte munguar. Kemi punuar nga ana psikologjike. Ne nuk jemi skuadër e rënë. Përveç se na ka ndihmuar tre pikshi na ka ndihmuar kjo fitore nga ana psikologjike. Skuadra ka karakter.

“Mundëm nnjë kundërshtar që pretendon Europën. Po ti marrësh takimet me radhë, nuk kanë ndonjë diferencë të madhe skuadrat. Janë shumë ndeshjet, ju e keni parë skuadrën si reagon. Unë jam i bindur që do të konkurrojmë deri në fund”,
u shpreh trajneri Dedja..

EMISIONET