Debutoi me humbje te Partizani, Kalari i kundërpërgjigjet kritikave: Me mua nuk ka mik, shok as vlla

Debutoi me humbje te Partizani, Kalari i kundërpërgjigjet kritikave:

Renaldo Kalari ka debutuar në mënyrën më të keqe të mundshme në stolin e Partizanit. Të kuqtë humbën me rezultatin 1-0 në transfertë ndaj Teutës, e cila shënoi me anë të Sherif Kallakut.

Kjo ka sjellë pakënaqësi te ish mbrojtësi, që pas ndeshjes ka dalë në konferencën për shtyp, ku ka folur për gabimet në finalizim dhe shkëputjen e Kukësit. Ndërkohë, kritikave, Kalari iu përgjigj shumë shkurt, duke konfirmuar se nën drejtimin e tij nuk njihet miku

“Nuk e kisha menduar të isha trajner i Partizanit, por kështu erdhën situatat. Të vjen keq sesi humbëm pasi kishim shumë mundësi të pastra. E kishim studiuar kundërshtarin që luante nga krahët dhe me krosimet.

Rasti për penallti te Çinari që nuk u akordua? Nuk dua t’i shoh më ato pamje, jam i bindur në mendjen time. Por nuk dua të flas më tepër, se është hera e parë që dal si trajner i Partizanit. Ne nuk trembemi nga shkëputja e Kukësit, nuk flasim për frikë këtu pasi kampionati është i gjatë.

Klani Lerda? Janë fjalë kafenesh. Me mua nuk ka mik, shok as vlla. Do të luajnë më të mirët. Nuk shkojnë këto gjëra te Partizani dhe te mua," tha Kalari.


EMISIONET