Dëbora pushton fushën stërvitore, Reali shtyn stërvitjen

Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë pushtuar Spanjën.

Sipas asaj që raporton e përditshmja madrilene AS, stërvitja e Real Madridit e paraparë të zhvillohet në mbrëmjen e së hënës nga ora 17:00, është shtyrë për ditën e nesërme në ora 11:00.

Ky vendim i Zinedine Zidane erdhi për shkak të reshjeve të borës që kanë zbardhur Madridin këtë të hëne.

Kështu, lojtarët e Realit do të shijojnë edhe një ditë pushim, pas barazimit shokues me Levanten.






EMISIONET