Dëbora mbulon "Zeqir Ymerin", Kukësi e Skënderbeu ndajnë pikët

Dëbora mbulon "Zeqir Ymerin", Kukësi e Skënderbeu

Ka rezultuar spektakolare supersfida e javës 22 të Kategorisë Superiore, me Kukësin e Skënderbeun që ndanë pikët në "Zeqir Ymeri".

Nga dy gola për çdo pjesë dhe një barazim spektakolar 2-2, me korçarët që pritet të jenë të kënaqur duke parë dhe mungesat dhe rrethanat si u zhvilluan ngjarjet.

Në kushtet e vështira atmosferike dhe me një fushë që ishte e "pushtuar" nga dëbora, ishin të besuarit e Ilir Dajës që e nisën vrullshëm, dhe në minutën e 14-të iu afruan golit, por Ali Sowe nuk përfitoi, me topin që u largua nga mbrojtësi Rustem Hoxha, ndërsa goli erdhi në anën tjetër. Ishte braziliani Kale që i harruar në zonën e bardhekuqve, tundi rrjetën e Teqja.

Shënimi i golit i motivoi kukësianët që tentuan me Bakaj e Dzaria për të dyfishuar rezultatin, gol që erdhi nga këmbët e Donjet Shkodrës, pak sekonda para se skuadrat t'i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve.

Fraksioni i dytë ishte i gjithi nën dominimin e Skënderbeut që arritën të barazonin shifrat me sulmuesin kryesor Sowe.

Kur po luhej minuta e 62-të e takimit, 23 vjeçari nga Gambia lëvizi mjaft mirë në hyrje të zonës dhe pasi shmangu mbrojtjen verilindore lëshoi një të djathtë duke e dërguar topin në trekëndësh për rezultatin 2-1.

4 minuta më vonë ishte përsëri Sowe ai që vendosi baraspeshën.

Përfundimisht 2-2 dhe Skënderbeu vazhdon e pashqetësuar rrugën drejt titullit kampion, ndërsa Kukësi mbetet i dyti me 36 pikë.

Në takimet e tjera, Teuta jep shenja jete, me durrësakët që mposhtën Kamzën, 2-1, ndërsa Laçit i mjaftoi një gol i Uzunit për të fituar minimalisht 1-0 me Vllazninë.

EMISIONET