Dëbora bllokon Klosin e Pogradecin, banorët apel për ndihmë: S’kemi rezerva ushqimore

Dëbora bllokon Klosin e Pogradecin, banorët apel për ndihmë:

Me dëborën që shkoi deri në 1 metër trashësi dhe ngricat që pasuan ky dimër shkoi përtej parashikimeve dhe për banorët e zonave malore.

Në Gurrë të Madhe të Bashkisë së Klosit dëbora i kaloi 80 cm

Banor: “Trashësia e dëborës është 80 cm. Shpresojmë të lirohet.”

Rrugët u bllokuan dhe lëvizja u paralizua. Rezervat ushqimore janë drejt fundit dhe banorët janë detyruar ti nxjerrin bagëtitë jashtë vathës, mes borës.

Banor:Na ka gjetur të papërgatitur. Baza ushqimore është shumë e dobët dhe skemi ku të marrim, sepse nuk ka.”

Edhe Lurë, Kalja e Dodës, Reç e Trebishtë  banorët kërkojnë ndihmë pasi rezervat ushqimore kanë mbaruar

Banor: “Jemi në vështirësi të madhe.”

Në malësinë e Mokës në Pogradec dëbora e ka kaluar trashësinë 1 metër. Ndërhyrja e mjeteve të ushtrisë po nxjerr zonën nga izolimi ku përditë me rradhë lëvizin vetëm kafshët e barrës.

Në Kalivaç, fshat me 500 banorë edhe pse të mësuar me dimirin thonë se janë përballur me vështirësi.

Banor: “Skemi as infermirerë, as doktorë, as arsimtarë.”

Ushqimi i bagëtive po u mbaron

Banore: “S’kam ku ta çoj, njeri nuk s'të jep se gjithsekush ka hallet e veta, vetëm me të blerë.”

Mungesa e infrastrukturës e ka vështirësuar jetën për 8 mijë banorët e zonës malorë në Pogradec ku ndërhyrja e ushtrisë po i nxjerr nga izolimi.

EMISIONET