Debati Vasili-Gjokutaj për protestën e 16 shkurtit

Debati Vasili-Gjokutaj për protestën e 16 shkurtit

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u përfshi në debate me regjisorin Laert Vasili në lidhje me protestën e 16 shkurtit.

Pjesë nga debati: 

Gjokutaj: Dialogu ka marrë fund. Kryeministri shkaktoi gjithë këtë protestë studentore dhe në fund thotë do ta udhëheq unë. Edhe mamia dhe varrmihësi nuk mund të jetë i njëjti person.

Vasili: Le të mos bëjmë krahasime të tilla.

Gjokutaj: Unë jam për dialog

Vasili: Populli shqiptar ka nevojë për qetësi. Nuk mund të jetë gjithmonë nën terrorin ngrihuni kundër këtij, ngrihuni kundër atij.

Gjokutaj: S'ka lidhje. Me dialog të vendos një video tjetër ai mbas një jave edhe të bën meshën.

Vasili: Përderisa duam të integrohemi në një Evropë të bashkuar duhet të dalim nga mentaliteti jonë ballkanik që çdo dy sekonda duam të shpërthejmë.

Gjokutaj: Nuk është mentaliteti. Pse në Francë mentalitet ballkanik ishte?

Vasili: Sigurisht nuk jam dakord me gjuhën fyese.

Gjokutaj: Franca theu dyqanet atje, ndërsa ne ndahemi me muzikë. Këtu kemi degraduar, në këtë derexhe që opozita ngrihet kundër pozitës dhe në fund ndahen me muzikë. Dhe themi për Parisin që është me mentalitet ballkanik? Kur ngrihet ai që të ka dhënë votën ti duhet të ikësh.



EMISIONET