Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur aktivitetin për analizën vjetore të KLSH për të reaguar në lidhje me debatin për Universitetin e Tiranës. 

Në fund të fjalës së tij, kreu i shtetit shqiptar, Meta duke kritikuar  kryeministrin Rama tha se sfidat e arsimit të lartë kërkojnë reflektim pozitiv e jo arrogancë.

Ilir Meta: Të gjithë duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj Universiteteve. Poroblemet e arsimit të lartë nuk i takojnë vetëm universiteteve, qeverisë apo institucioneve, por i takojnë të gjithë shoqërisë. Ne e dimë që  arsimi i lartë ndeshet me sfida të vështira, me vështirësi dhe sfida dhe për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë. Por jam i  bindur që të gjitha këto zgjidhen përmes një reflektimi pozitivi nga të gjithë aktorët, larg çdo komunikimi arrogant, i cili nuk na ndihmon për të konsoliduar reformat dhe për të përmirësuar impaktin e tyre në shoqëri, aq më tepër tek të rinjtë dhe fëmiët tanë. Respektimi i autonomisë universitare dhe i lirive akademike është një standard i rëndësishëm për një vend që do të jetë i barabratë me vendet e tjera të BE.

Çështja e universiteteve ka ndezur një debat të madh publik që pas vonesës së pagave me të cilën u përballën pedagogët që kanë paralajmëruar grevë nëse shqetësimet e tyre nuk do të marrin zgjidhje.

Ligji i arsimit të lartë është miratuar në prill 2015 me votat e PS dhe LSI, ndërsa opozita e ka kundërshtuar atë si një ligj që e shkatërron arsimin. Ligji ende sot e kësaj dite nuk ka gjetur zbatim për shkak të mungesës së shumë akteve nënligjore që e bëjnë atë të paimplementueshëm.



/Ora News.tv/