Ngjela: Nuk ka rënë bomba, vettingu po heq të korruptuarit

Ngjela: Nuk ka rënë bomba, vettingu po heq të korruptuarit

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin "360 gradë" ka folur për sistemin e drejtësisë. Sipas tij vettingu po heq të korruptuarit.

Ngjela: Shtet ligjor do të thotë të kesh gjykatë, të tjerat janë broçkulla. Ky është sistem i gjykatës, të tjerët tjerrin pambuk. Ne nuk kemi pasur gjykatë. Vetingu po eliminon gjithë korrupsionin. Po çfarë kishte Shqipëria? Kishte një marrëveshje korruptive mes gjyqtarëve dhe politikës. Marrëveshja ishte që ne do vjedhim shtetin, kurse ju do shisni drejtësinë. Kjo ka qenë gjendja përpara se të ndërhynte politika amerikane, që ju mori kushtetutën me dhunë. Kjo është në favorin tonë. Gjendja është që po bëhet vetingu i gjyqtarëve, gjyqtarët po na rezultojnë të korruptuar, gjykatën e lartë, nuk ka rënë bomba, por vetingu që e drejtojnë të huajt i ka nxjerrë të korruptuar në funksion të pasurisë.

EMISIONET