Debati në "360gradë". Kola: Shteti në dorën e një personi. Daci: Ky është "Covid-Rama"

Debati në "360gradë". Kola: Shteti në dorën e

Çështja e masave dhe kufizimi i lirive të individit kanë sjellë debate mes të ftuarve në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora.

Për juristen Margarita kola shtetin e ka në dorë vetëm një person, ndërsa avokati Saimir Visha është shprehur se dilema është Covid-19, çka ka bërë që të replikohet nga juristi Jordan Daci, i cili tha se dilema është Covid-Rama.

Kola:  Kush tha se në kohë anormale, duhet të heqim dorë nga shteti i së drejtës? Ne nuk kemi një arbitër që të na thotë kush ka të drejtë.

Visha: Kjo është dilema mes shteti demokratik dhe atij demokratik: është Covid-19.

Daci: Dilema është Covid-Rama, çka do të thotë keqpërdorimi i pandemisë për nevoja të shtetrrethimit të shqiptare, për përfitime ekonomike për grupet e lidhura me qeverisë, për shfrytëzimin e fatkeqësisë për politike dhe represion në kurriz të shqiptarëve.   


EMISIONET