Ish-kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi,  thotë se ndryshimi i sistemit zgjedhor është  një çështje që i takon politikës.

Ai nuk e përjashton mundësinë që kjo të ndodhë, por për këtë duhet të ketë ose një marrëveshje politike ose konsensus shumë të gjerë politik.

Celibashi: Shpresojmë që të paktën për afatin palët ti përmbahen angazhimit. Ka çështje për të cilat duket se ka një lloj dakortësie por ka edhe çështje që i ndajnë palët krejtësisht nga njëra-tjetra.

Diskutimi mbi sistemin gjithmonë është diskutim politik dhe secili është në të drejtën e vet për atë që mbron. Mendoj se një sistem zgjedhor që do të bazohet në zgjedhjen e drejtëpërdrejtë të kandidatëve, një mazhoritar i kombinuar me një kalkulim proporcional, si ai që ka qenë në 2001 dhe 2005 do të ishte i përshtatshëm për kushtet e vendit tonë.

Diskutimi për sistemin  ka kohë që po bëhet, është humbur kaq shumë kohë sa në momentin që jemi jam skeptik që palët të arrijnë në një zgjidhje kompromisi. Edhe mund të ndodhë por zgjedhja e sistemit kërkon ose një marrëveshje politike bazuar në atë çfarë jep dhe do marrësh ose konsensus shumë të gjerë politik që unë e shoh të vështirë që të mund të ndodhë.

I ftuar në Rtv Ora, ai përjashtoi mundësinë që kjo çështje të zgjidhet me referendum.

Celibashi: Ëshë e vështirë, do ishte një zgjedhje e ndershme. Por çështja e zgjedhjes së sistemit zgjedhor është terësisht zgjedhje e politikës, duhet të jemi realistë dhe ta pranojmë këtë.

/Ora News.tv/