Debati për detin e Kinës Jugore, Pekini: Komentet e SHBA-së të papërshtatshme

Debati për detin e Kinës Jugore, Pekini: Komentet e SHBA-së

Pekini i ka quajtur "të papërgjegjshme" komentet e Shteteve të Bashkuara se Kina me militarizimin i ishujve në Detin e Kinës Jugore synon të frikësojë dhe t’u imponohet vendeve fqinje,.

Një gjeneral i lartë kinez tha se Kina kishte të drejtë të dërgonte trupa dhe armë në territorin e saj.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se veprimet e Pekinit vënë në pikëpyetje qëllimet e saj më të gjera.

Deti i Kinës Jugore, një nga portat kyçe tregtare në rajonin përkatës është subjekt i pretendimeve të mbivendosura mes 6 shtetesh. Kina ka krijuar ishuj të vegjël artificialë, duke i kthyer ato tashmë në mjedise për qëllime ushtarake.

Komentet, Gjeneral Mattis, i bëri në Singapor në një fjalim që mbajti sot në kuadër të Dialogut Shangri-La, një forum i përvitshëm për mbrojtjen në Azi. 

Ai parashtroi gjithashtu strategjinë amerikane për “një rajon indo-paqësor të lirë dhe të hapur”.

Duke folur në të njëjtën konferencë, gjenerali i Lartë i Kinës Gen He Le, tha: "Çdo koment i papërgjegjshëm nga vendet e tjera nuk mund të pranohet".

Sipas tij, dislokimi i sistemeve të armëve  nga Pekini  ishin pjesë e një politike të "mbrojtjes kombëtare", duke shtuar: "Ato janë me qëllim të shmangies së pushtimit nga të tjerët.

Gjenerali Mattis tha se Pekini kishte vendosur pajisje ushtarake, duke përfshirë raketat anti-anije, raketat sipërfaqësore ndaj ajrit dhe radarë  përgjatë gjithë ishujve në Detin e Kinës Jugore.

"Pavarësisht se Kina pretendon të kundërtën, vendosja e këtyre sistemeve të armatimeve është e lidhur drejtpërdrejt me përdorime ushtarake me qëllim intimidimin dhe shtrëngimin”, u shpreh Mattis, teksa shtoi se administrata e presidentit Trump dëshiron një marrëdhënie konstruktive me Kinën, por mund të konkurrojë fuqishëm nëse do të jetë e nevojshme.

EMISIONET