Debatet në Kuvend/ Balla, Ralf Gjonit: "Dashuria mbaroi". Lefter Maliqi: Parlamentit i ka ardhur koha të shembet

Debatet në Kuvend/ Balla, Ralf Gjonit: "Dashuria mbaroi". Lefter

Mësyjma natën 17 majit e forcave RENEA për të nxjerrë aktorët nga Teatri Kombëtar  dhe më pas shembja e tij me buldozer u bë objekt debati në seancën e sotme të Kuvendit.

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni kërkoi mbledhjen urgjente të konferencës së kryetarëve për të ngritur komision hetimor mbi ngjarjet e 17 majit.

“Shembja e teatrit u bë në mungesë të plotë të transparencës. Të mblidhet konferenca e Kryetarve për të ngritur komision hetimor” u shpreh Gjoni.

Në kundërpërgjigje  Gramoz Ruçi I kërkoi të depozitojë kërkesën deputeti, ndërkohë kreu I grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh:   Sa të dhemb ty për teatrin unë e di, je shumë i vrarë shpirtërisht. Ditën që je bërë deputetet duhet të mësosh që nuk mund të bësh sikur të dhemb shpriti me një fjalim 3 minuta.  Nuk mund të luash teatër, por bëj letrat e vijo procedurat. Faleminderit ruani qetësinë se dashuria mbaroi”

Ndërkohë deputeti Maliqi përsëriti qëndrimin për shpërndarjen e parlamentit aktual

Lefter Maliqi: Parlamenti është një teatër i poshtër. I ka ardhur koha të shembet dhe të ngrihet një tjetër me votat e qytetarëve.

EMISIONET