Debate të forta në "360Gradë" për Arta Markun/ Gjata-Ngjelës: Kujdes me fyerjet

Debate të forta në "360Gradë" për Arta Markun/

Çështja nëse kryeprokurorja Arta Marku është zgjedhur në mënyrë ligjore apo jo ka shkaktuar debate midisi avokatit Spartak Ngjela, Genc Gjokutajt dhe profesorit Çlirim Gjata. Ngjela tha në studion e "360 Gradë" në Ora News, se opozita duhet ta çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen.

Pjesë nga debatet:

Gjokutaj: Është e ligjshme apo nuk është e ligjshme Arta Marku, është fakt që ajo është në zyrë. Gabimet ose shkeljes që ka bërë Llalla t'i parashtrojmë si ligjshmëri të Arta Markut, ky është gabim shumë i madh.

Kur u zgjodh Arta Marku u tha se nuk kishte asnjë kompetencë.

Ngjela: Jemi çadër nomadësh apo shtet? Nëse ka shkelur procedurën duhet të shkosh në Gjykatën Kushtetuese.

Le të vejnë në Gjykatën Kushtetuese nëse kjo ka shkelur apo jo ligjin. Një akt i mazhorancës parlamentare po nuk u godit me Gjykatën Kushtetuese, ai quhet i ligjshëm.

Gjata: Së pari kujdes me fyerjet sepse ne nuk fyem njeri.


EMISIONET