Teksa ishin të ulur në karrigen e tyre në Kuvend, deputetët Ralf Gjoni dhe Halit Valteri kanë pasur një debat të fortë më njëri- tjetrin. Siç shihet në video, më i nervozuari nga ky debat është Valteri.

Është dashur ndërhyrja e kolegëve të tjerë, Nimet Musai dhe  Muslim Murrizi për të qetësuar "gjakrat".

Më pas Valteri është larguar nga salla e Kuvendit, për disa minuta për t'u rikthyer sërish. 

Nga foltorja, pas sherrit, ai iu drejtua ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që në Kuvend të bëhet testi i idiotit sepse ka lloj-lloj deputetësh.

"Zonja Manastirliu ju keni vendosur matjen e temperaturës në kuvend, por duhet të bëni edhe testin e idiotit sepse këtu ka lloj-lloj deputetësh që nuk dinë ç'flasin", tha Valteri.

/Ora News.tv/