De Vrij i mbyll "derën" Interit: Do të luftoj deri në fund për objektivat e Lacio-s

De Vrij i mbyll "derën" Interit: Do të luftoj deri në

Emri i mbrojtësit të Lazios, Stefan de Vrij është mjaft i lakuar në merkato, dhe nëse "snobon" të rinovoj kontratën me skuadrën bardhekaltër, një "lum" ofertash pritet të shkojnë drejt tij.

Nga grumbullimi i kombëtares hollandeze, mbrojtësi i tulipanëve i ka mbyllur derën thashethemeve se ai do të nënshkruajë me Interit në fund të sezonit.

E kuptoj se ju jeni kureshtar rreth kësaj çështje.Tani dua të përfundojë sezonin me Lazion në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam me përfaqësuesen tani dhe nuk mund t’i përgjigjem gjitha thashethemeve që qarkullojnë në media”.

“Kapiten i Holandës? Do të ishte një nder. Kur Van Persie më dha shiritin nuk mund ta besoja, por realisht ndodhi”,-ka shtuar De Vrij.

Holandezi gjatë verës do të jetë lojtar i lirë dhe për shërbimet e tij kanë shprehur interesim Manchester Unitedi, Liverpool dhe Inter.


EMISIONET