De Ligt "çmend" gjigantin europian, nxjerr katër futbollistë në ankand

De Ligt "çmend" gjigantin europian, nxjerr katër

Matthijs de Ligt është futbollisti më i kërkuar në futbollin europian. Paraqitjet fantastike me Ajax, sidomos në sezonin e fundit e kanë kthyer 19 vjeçarin në një profil të preferuar për shumë ekipe. Barcelona dhe PSG duken më të interesuara, ndërkohë që Juventus është shumë afër zyrtarizimit të tij.

Gjigandi italian duket se ka fituar më në fund garën për nënshkrimin me mbrojtësin dhe është vetëm çështje kohe bashkimi i tij me klubin me qendër në Torino. Gjithsesi, palët duket sa afër aq edhe larg, me disa media që pohojnë se marrëveshja mund të shkojë drejt dështimit.

Por pavarësisht kësaj, dy klubet janë duke u afruar më shumë për të rënë dakord për një marrëveshje me vlerë prej 80 milionë eurosh të përfshira dhe komisionin për agjentin Mino Raiola prej 11 milionë euro dhe se detajet përfundimtare po zgjidhen ndërmjet palëve.

19-vjeçari do të bashkohet me kampionët italianë në një kontratë që do të ketë një klauzolë prej 150 milionë euro dhe do të përfshijë një pagë prej 8 milionë euro neto në sezon që mund të shkojë deri në 12 milionë euro me shpërblime. Megjithatë, me mbërritjen e tij, Juventusi do të duhet të heq dorë nga disa futbollistë, ku më të rrezikuarit janë Sami Khedira, Blaise Matuidi, Leonardo Bonucci dhe Joao Cancelo.

EMISIONET