De Laurentiis mesazh Cavanit: Eja te Napoli për të shijuar dashurinë

De Laurentiis mesazh Cavanit: Eja te Napoli për të shijuar

Rikthimi i Edinson Cavani te Napoli nuk është një mision i pamundur për Aurelio De Laurentiis. Megjithatë, numri 1 i të kaltërve u shpreh se sulmuesi uruguajan mund të vesh sërish fanellën e Napolit nëse plotëson dy kushte: transferim me parametra zero dhe një rrogë jo më shumë se 7 milion euro në sezon.

"Njerëzit flasin me mua për merkaton e janarit, por ende nuk i kemi parë Alex Meret, Amin Younes, Faouzi Ghoulam, Vlad Kishat dhe Simone Verdi"- tha De Laurentiis në "Radio Kiss Kiss Napoli".

"Nëse duam të luajmë futboll virtual, vetëm duke bërë merkato, atëherë ftoj tifozët që të bashkojnë një ekip virtual pasi që kampionatet e atij lloji janë tani kaq popullore. Ju do bëni një ekip ideal, do ta financoni dhe do të shikoni nëse fitoni ndonjë gjë. Në të kundër nuk do të ketë merkato. 

"Cavani? E kam takuar në Paris. U përqafuam dhe e tërhoqa atë në dhomën e veshjes. Është e qartë, ai ka dy djem këtu dhe ai nuk mund ta humbiste rasti Napoli. Në kryeqytetin francez nuk jeni aq të dashur në rrugë sa ndodh këtu dhe kjo është fantastike për futbollist si ai. 

"Nëse në fund të sezonit dhe me OK të trajnerit Carlo Ancelotti, PSG na jep neve falas ose një ofertë të vogël dhe nëse ai kërkon rreth 6-7 milion euro në sezonin."-shtoi numri 1 i Napolit.

EMISIONET