De Jong drejt Barcelonës, Ajax "peshkon" te Reali

De Jong drejt Barcelonës, Ajax "peshkon" te Reali

Akordi i arritur me Barcelonën për Frenkie de Jong ka angazhuar gjigantin holandez, Ajax, e cila është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e talentit 19 vjeçar.

Sipas mediave vendase, nënkampionët e Holandës kanë vënë në shënjestrën e saj mesfushorin sulmues të Realit të Madridit, Martin Odegaard. Megjithatë, kjo hipotezë është hedhur poshtë nga vetë 20 vjeçari, që konfirmoi se vlera e tij në treg është më e lartë se shifra e ofruar nga Ajax.

"Unë nuk mendoj se ia vlen aq shumë, pasi shumat që lëvizin në futboll sot janë jashtë kontrollit. Kam lexuar thashethemet, por nuk e di nëse janë të vërteta."-tha ish-sulmuesi i Vittese.

Për kartonin e Odegaard, Ajax besohet se ka ofruar një shifër prej 20 milionë euro.

EMISIONET