De Gea refuzon United, Mourinho: Nuk e di se ç'po ndodh!

David De Gea gjithnjë e më larg Manchester United.

Portieri spanjoll është në vitin e fundit të kontratës në "Old Trafford" dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ka refuzuar rinovimin e kontratës së tij, të paktën edhe për një vit tjetër. Shkak është bërë paga e ulët që drejtuesit e "djajve të kuq" i kanë propozuar. Sipas "Daily Mirror", De Gea dëshiron një rritje të madhe në kontratën e tij prej 175,000 funte në javë dhe kërkon 300,000 funte në javë.

Pretendime që i afrohen futbollistit më të paguar te United, Alexis Sanchez, me kilianin që përfiton 500,000 paund dhe është lojtari më i paguar në futbollin anglez. Megjithatë, situatën e spanjollit e ka komentuar edhe tekniku i United, Jose Mourinho që për mikrofonin e "Sky Sports" ka deklaruar:

"Nuk jam i sigurt. Nuk mund ta gjej fjalën në gjuhën angleze, por le të shohim se çfarë do ndodh. Vetëm klubi, Davidi dhe njerëzit e tij mund t'i përgjigjen asaj. Komenti im është vetëm se të gjithë e dinë se sa mirë është ai, sa i rëndësishëm është për Manchester Unitedin dhe nëse klubi dëshiron të jetë më i mirë se ai dhe jo më keq, do të ishte shumë e rëndësishme për ta mbajtur Davidin ".-tha Mourinho.

EMISIONET